E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump i uroi fitoren, Merz: Qeveria amerikane nuk kujdeset për Europën, nuk bëjmë koalicion me AFD-në!

Lideri i CDU/CSU, Friedrich Merz, deklaroi pas fitores së sotme në zgjedhje se Europa do të duhet të ndërtojë kapacitetet e sa nbrojtëse përballë tensioneve në rritje me SHBA, sa i përket Ukrainës dhe financimeve të NATO-s.

“Për mua, prioriteti absolut do të jetë forcimi i Evropës sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që, hap pas hapi, të arrijmë me të vërtetë pavarësinë nga SHBA në fushën e mbrojtjes”, tha Merz.

Reklamë

Më tej lideri i CDU/CSU tha se deklarata e një jave më parë të Donald Trump treguan gjërësisht se amerikanët janë indiferentë ndaj fattit të Europës.

“Pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar, është e qartë se amerikanët janë gjerësisht indiferentë ndaj fatit të Evropës”, shtoi ai.

Reklamë

Sa i përket mbështetjes së Musk për AFD-në, Merz e quajti atë të turpshme, duke e krahasuar me ndërhyrjet e Rusisë në të shkuarën.

Ai tha gjithashtu se do të jetë “e vështirë” të formohet një qeveri, duke shtuar se kjo është diçka që “e dinim përpara zgjedhjeve”. Ai gjithashtu konfirmoi qëndrimin e tij kundër një koalicioni me AfD-në.

Kreu i CDU-së thotë se “ne duhet të përgatisim një afat kohor” që palët të bisedojnë me njëra-tjetrën.

“Jam i sigurt se do të kemi formuar një qeveri deri në Pashkë”, thotë ai, që përkon në muajin prill.

Ndërkohë kujtojmë që më herët në një postim në “Truth Social” presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e cilësoi si ditë historike për Gjermaninë dhe SHBA-të fitoren e konservatorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë