Ndërsa tensioni në Gadishullin Korean mbetet i lartë, presidenti amerikan Donal Trump është shprehur i gatshëm të takohet me liderin koreano-verior Kim Jong Un, por në rrethanat e duhura. Në një intervistë për “Bloomberg News” Trump tha se, “nëse do të ishte e përshtatshme për të që ta takonte, do ta bënte dhe do të ishte i nderuar”.

 

Por pas publikimit të lajmit, Shtëpia e Bardhë në një deklaratë sqaroi se Koreja e Veriut duhet të plotësojë shumë kushte, përpara se të zhvillohet takimi. Administrata amerikane është shprehur se kur vjen puna për Phenianin të gjitha opsionet janë në tryezë, përfshirë edhe një ndërhyrje ushtarake.

 

Ndërkaq, presidenti Trump duket se i ka përkeqësuar sërish raportet me shtypin. Ai ndërpreu një intervistë me një gazetar të rrjetit CBS, pasi u pyet disa herë për komentet për përgjimin e tij nga paraardhësi, presidenti Obama përpara fitores së zgjedhjeve.

 

Trump nuk pranoi të përgjigjej se cilat ishin opinionet e tij duke e mbyllur bashkëbisedimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *