PSG është në telashe. Përvec problemeve me respektimin e Fair Play Financiar që mund të sjell ndonjë dënim si rasti i Manchester City, klubi francez duhet të vuajë tani edhe problemet me drejtësinë të Presidentit të vet.
Nasser Al Khelaifi i cili është bosi i rrjetit të madh televiziv BeIN Sports, akuzohet se ka korruptuar ish sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, që televizioni i tij të fitonte të drejtatg e transmetimit të ndeshjeve të kupës së Botës për vitet 2026 dhe 2030.
Prokuroria akuzon Khelaifin se i ka bërë dhurat ish sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke që ky i fundit të ndikonte ne marrjen e një vendimi pro BeIN sports.
Në mesin e dhurateve është edhe një vile në Sardenja, në një nga zonat më të bukura të Italisë. Gjithcka është kryer falë një personi të trete që ende nuk është bërë i ditur.
Përfaqësuesoi i lartë i FIFA-s, Jerome Valcke u shkarkua kohë më parë nga ky institucion pikërisht me akuzën e korrupsionit.