Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Sicili, ku Giovanni Barreca, ka vrarë dy prej tre fëmijëve dhe gruan e tij.

Sipas asaj që 54-vjeçari ka rrëfyer para karabinierëve, ka mbytur dy djemtë e tij pesë dhe gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe më pas ka djegur të gjallë gruan. E vetmja që shpëtoi është vajza e tij shtatëmbëdhjetëvjeçare, të cilën karabinierët e gjetën në shok të plotë brenda shtëpisë, në zonën e Altavilla Milicia.

Sipas asaj që dihet deri më tani, Bareka u tha karabinierëve se “brenda shtëpisë së tij ka dëgjuar dhe parë demonin” dhe hetuesit besojnë se ai mund të ketë vepruar i motivuar nga një sekt fetar.

Familjarët e autorit u thanë gazetarëve se gjithçka që ata dinin ishte se ai po përballej me probleme financiare dhe se ishte shumë fetar.

Karabinierët dhe policia lokale, jashtë Palermos, Sicili, tani po përpiqen të përcaktojnë se ku është varrosur trupi i djegur i gruas dhe po vazhdojnë të marrin në pyetje fqinjët dhe të afërmit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *