Prokuroria e Vlorës dënoi sulmin ndaj anëtarit të saj, prokurorit Albert Kulici, makina e të cilit u hodh në erë në datën 21 dhjetor në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar.

Organi i akuzës e konsideron këë sulm ndaj  zv/ Drejtuesit të kësaj prokurorie, si një sulm të drejtuar ndaj z.Kulici për shkak të funksionit dhe detyrës së tij.

Ky është një akt kriminal, i papranueshëm me sistemin tonë të drejtësisë, parimet e Shtetit të së Drejtës, vlerat dhe parimet shoqërore, që synon të cënojë detyrën e tij si prokuror dhe gjithashtu të intimidojë në luftën kundër krimit.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, dënon rëndë akte të tilla kriminale, të cilat në thelb dëmtojnë rendin dhe sigurinë juridike.

Trupa e Prokurorëve të kësaj prokurorie, shton organi I akuzës në Vlorë, në respektim të ligjit dhe parimeve Kushtetuese, do të jetë gjithmonë e pa ndikuar në luftën pa kompromis kundër krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *