Një tjetër shpërthim tritoli është regjistruar, duke u gdhire dita e hëne. Eksplozivi ishte vendosur ne një lokal ne rrugën “Myslym Keta” ne Tirane dhe ka shpërthyer rreth orës 3 e 20 minuta. Fatmirësisht nuk ka pasur te lënduar ne njerëz, por vetëm dëme te mëdha materiale. Burimet e policisë bëjnë me dije se lokali ishte marre me qera nga punonjësi i SHISH me inicialet J.S, ndërsa ishte ne pronësi te shtetasit Leonard Allushi. Ekspertet po hetojnë per te zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe autoret, por ende nuk ka te dhëna konkrete. Dyshohet se vendosja e tritolit lidhet me detyrën e personit qe e kishte marre me qera. Ky është shpërthimi i trete me eksploziv brenda pak ditësh ne kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *