E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tritol biznesmenit në Shijak

Protesta e nisur disa ditë më parë në Shijak kundër ngritjes se nje impianti per përpunimin e mbetjeve spitalore është shoqëruar me dhunë e kërcënime më tritol. Burimet bëjnë me dije se biznesmeni 33-vjeçar nga Shijaku Arlind Lala është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

 

Ndërkohe mbrëmjen e së dielës në klinikën e tij është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse.

 

Reklamë

Për pasojë nga shpërthimi i Tirolit janë thyer vetëm xhamat e derës hyrëse të klinikës.

 

Nuk dihet nëse vënia e eksplozivit është një paralajmërim për pronarin e firmës. Grupi hetimor, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Disa ditë më parë, banorët e Shijakut protestuan duke kundërshtuar ngritjen e inceneratorit, pasi sipas tyre shkakton ndotje të madhe mjedisore dhe rrezikon shëndetin e njerëzve.

Më shumë video

Reklamë