Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu deklaroi se qeveria duhet të pranojë kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian për negociatat. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu tha se kjo e vërtetë nuk mund të fshihet më.

“Dielli nuk fshihet me shoshë”! Ata që kërkojnë të zhbëjnë të vërtetën e hidhur të 15 para kushteve të çeljes së negociatave duhet ta kuptojnë se nuk mund ta “fshehin” atë; “dielli” ndriçon fort. Për të kuptuar ku jemi e sa terren kemi humbur gjatë qeverisjes Rama në raport me integrimin, po ju rendis vetëm katër piketa:

—Më 2014/2018 ne duhet të plotësonim në princip Kriteret e Kopenhagenit, gjë që jo vetëm nuk u realizua, por përkundrazi….

—Kështu më 2019 u shtuan edhe 15 kritere të tjera nga Parlamenti Gjerman, të detyrueshme këto për votën gjermane në Këshillin e Europës. Në fakt është ky Këshill dhe jo Komisioni që vendos për hapjen e negociatave.

—Këshilli i Europës i miratoi këto kërkesa në tetor 2019.

—Vendimi i fundit aspak i zakonshëm i Parlamentit europian për zbatimin e të njëjtave 15 para kushte para fillimit të implementimit të negociatave, është i detyrueshëm për Komisionin dhe ka gjithashtu edhe pasoja buxhetore.”

Tritan Shehu shtoi se qeveria do ta largojë më tej Evropën nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *