Mjeku Tritan Kalo pati një tjetër apel për qytetarët. Ai kërkoi që të dëgjojnë vetëm këshillat e specialistëve dhe të mbajnë larg ata që ai i quajti gjithologë.

Tritan Kalo deklaroi në “Facebook” se përpara kemi një rrugë shumë të gjatë në betejë me koronavirusin prandaj sjellja jonë duhet të jetë e shëndetshme dhe e kujdesshme.

“LARG veshëve dhe veprimeve tuaja ato çka dëgjoni prej Gjithologëve të çdo fushe përfshirë jo rrallë edhe ata/ato të mjeksisë….NUK ka asgjë të pamundshme në këtë virane botë ku ne jetojmë kur bëhen bashkë MIRËBESIMI, MIRËKUPTIMI dhe BASHKËVEPRIMI mes jush e nesh, ruajtësve dhe përkujdesësve të shëndetit tuaj….JETA e gjithkujt prej jush është e paçmueshme….SHQIPËRIA jonë e ka të nevojshme në çdo kohë kontributin e secilit prej jush…KEMI ENDE shumë udhë për të bërë në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19, ndaj ju lutem si miku, vëllai e mjeku i juaj, që të përkujdeseni edhe më shumë e për çdo çast për veten tuaj….Ka dritë jeshile në fund të tunelit, por udha për të mbritur aty është ende e gjatë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *