Subscribe

E nisur si një proteste e lokalizuar vetëm tek studentet e disa fakulteteve të Universitetit Politeknik, tashmë revolta e të rinjve ndaj Ministrisë së Arsimit për tarifat në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë ka marrfë përmasa të mëdha jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe.

 

Studentet thonë se Ministria duhet ti ktheje përgjigje dhe ti zgjidhe kërkesat e tyre sa më shpejt, ndryshe ata kanë ndërmend të bojkotojnë procesin mësimor pa afat.

 

Por cilat janë kërkesat e studenteve?

 

Ata kanë tre probleme emergjente për të cilat duan zgjidhje.

 

Së pari studentet duan të zgjidhin cështjen e një VKM-je që i detyron ata të paguajnë tarifë për cdo kredit të lëndeve të mbartura.

 

Së dyti ata duan përgjysmim të tarifave vjetore të studimeve në Universitetet Publike.

 

Së treti kërkojnë përmirësim të infrastrukturës në Konvikte.

 

Ministrja Nikolla ka shprehur gatishmerinë për të negociuar me një përfaqësi studentesh ndërsa PD nga ana tjetër ka dalë menjehere në mbështetje të tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *