Subscribe

Ashtu siç kishin paralajmëruar, deputetet e Listës Serbe e çuan ne Gjykatën Kushtetuese ligjin per Trepçën, te miratuar nga parlamenti i Kosovës. Ata dorëzuan kërkesën per vlerësimin e kushtetutshmërisë se ligjit per kompleksin e minierave ne Mitrovice. Per kreun e kësaj force politike Slavko Simiç me këtë ligj është shkelur Kushtetuta.

“Me miratimin e ligjit per Trepçën nuk jane respektuar interesat jetike te popullit serb, sepse duhej shqyrtuar ne përputhje me nenin 81 te Kushtetutës se Kosovës. Ligji per Trepçën nuk është shqyrtuar as nga Komisioni per komunitete, ku edhe eshte shkelur nje nen i Kushtetutës, dhe nuk i eshte dhene mundësia qe legjislacioni te shqyrtohet nga Këshilli Konsultativ per Komunitete, pra është shkelur kushtetuta e Kosovës”.

Lista Serbe pret qe Gjykata te jete profesionale dhe e paanshme. Miratimi i ligjit per Trepçën solli reagimin e ashpër te kësaj force, qe ngriu raportet me qeverinë dhe parlamentin e Kosovës. Simic deklaroi se do te këshillohet me qeverinë e Serbisë, përfaqësuesit e institucioneve ne Kosove dhe bashkësinë ndërkombëtare per hapat qe do te ndërmerren me tej.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *