Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 June 2026
Vizion fokus

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush...

Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve: Nga kush...

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak i nxehti...

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës...

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga...

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por...

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar...

Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat e policisë gjatë tentativës për arratisje

21 Qershor 10:05

Një operacion i përbashkët i forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë ka çuar në arrestimin e 34-vjeçarit nga Elbasani, Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur ndryshe si “Vis Korçari”.

Sipas burimeve, efektivët e policisë kishin kohë që e ndiqnin dhe e kanë lokalizuar gjatë ditës së djeshme në Ksamil. Rreth orës 22:30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, ku kanë marrë pjesë edhe agjentë civilë të sektorit të Krimeve në Sarandë.

Mësohet se sapo ka konstatuar praninë e policisë, Çaushllari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Gjatë largimit ai ka përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka mundur të çajë rrethimin fillestar.

Menjëherë pas ngjarjes është organizuar ndjekja, ndërsa nga Saranda janë angazhuar edhe forca të FNSH-së. Pas rreth 30 minutash kërkime, 34-vjeçari është lokalizuar nga agjentët e Krimeve pranë një biznesi privat në aksin rrugor Ksamil–Butrint, ku edhe është vënë në pranga.

Policia ka sekuestruar gjithashtu automjetin me të cilin lëvizte, i cili rezulton i regjistruar në emër të vëllait të tij.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e ndalimit të Elvis Çaushllarit, por burime jozyrtare bëjnë me dije se ai mund të kërkohej për ekzekutimin e një vendimi të dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Elvis Çaushllari është një emër i njohur për drejtësinë, i përfolur për përfshirje në përplasjet e grupeve kriminale në Elbasan. Ai u arrestua në vitin 2022 nga SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa u lirua rreth një vit më vonë.

Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar për detajet e plota të operacionit dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në Krime

më shumë...

Rritet në 956 numri i rasteve me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos

më shumë...

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë në Zvicër për bisedime teknike, reagon JD Vance

më shumë...

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen! Ja kush pritet të jetë pasardhësi i Starmer

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:20

Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse në...

11:08

Rritet në 956 numri i rasteve me...

10:44

Delegacioni i SHBA dhe i Iranit mbërrijnë...

10:18

Kryeministri britanik bëhet gati të japë dorëheqjen!...

10:05

Kapet në Ksamil “Vis Korçari”, përplasi makinat...

9:49

Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve:...

9:46

Franca ndalon alkoolin në festivalin muzikor, shkak...

9:01

I riu përplaset nga dy makina njëra...

8:58

Protestuesit kaluan natën para Kryeministrisë, policia i...

8:30

Mot i kthjellët, temperaturat deri në 37...

8:16

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Qershor...

11:17

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Nikël, detajet...

11:00

60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me...

10:49

Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin...

10:47

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:18

SHBA po monitoron Ngushticën e Hormuzit për...

10:11

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe...

9:33

Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin...

8:38

Makina “përpihet” nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës

8:24

Përplasen dy trena mallrash në Gjermani, një...

Më të klikuarat

  • Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Ramës me ministrat dhe depu...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • 60-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji, arr...
  • Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edh...
  • Protesta para Kryeministrisë, Rama u përgjigjet kritikëve: N...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.