Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar kur një tren doli nga shinat në shtetin amerikan të Montanës.

Ende nuk është i qartë numri i udhëtarëve të plagosur.

Ky incident ndodhi pasditen e 25 shtatorit, kur 146 pasagjerë dhe 16 pjesëtarë të ekuipazhit po udhëtonin me trenin që ishte nisur nga Çikago për në Seattle.

Treni kishte 10 vagonë dhe dy lokomotiva. Shtatë prej vagonëve dolën nga shinat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *