E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Vendi

Tregtarët ankimojnë Kodin Penal

Shoqatat per Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtareve kane dorëzuar zyrtarisht kërkesën ne Gjykatën Kushtetuese per te shfuqizuar 11 nene te Kodit Penal, te cilat parashikojnë deri ne 10 vite burg për bizneset qe bëjnë evazion fiskal, por edhe për shitësit qe nuk lëshojnë kupon tatimor. Argumenti kryesor i shoqatës është se ligji sjell efekte te pariparueshme ekonomike dhe bie ndesh me tre parime kushtetuese: atë te proporcionalitetit, pasi burg parashikohet për te gjithë, pavarësisht vlerës se shkeljes. Sipas tyre cenohet edhe  parimi i sigurisë juridike, dhe koncepti i masave administrative, te cilat nuk mund te ngatërrohen me ndëshkime penale. Ndërsa nje dite me pare edhe Dhoma e Tregtisë ka bashkangjitur ne Kushtetuese nje tjetër kërkese per te shfuqizuar ligjin e supergjobave.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë