Shëndetësia italiane ka arritur një tjetër sukses të madh. Këtë herë arritja vjen nga fusha e kardio-gjinekologjisë.

Mediat italiane njoftuan se për herë të parë është realizuar në Poliklinikën e Katanias, transplanti i parë i mitrës.

Ndërhyrja delikate, e kryer në bashkëpunim me spitalin Cannizzaro u krye nga ekipi i përbërë nga profesorë Pierfrancesco dhe Massimiliano Veroux, Paolo Scollo dhe Giuseppe Scibilia,- thuhet mes të tjerash në lajmin e bërë public nga Tgcom.

Pacientja, një grua 30-vjeçare nga Sicilia, tani është në gjëndje shumë të mirë shëndetesore.

Ky sukses i madh natyrisht është një “shpëtim” për pacientet që kanë problem në mitër e që mund të zgjidhen vetëm me anë të transplantit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *