Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i motorit

Samiti i G7 në Evian të Francës, Zelensky takohet...

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë, EUROPOL shkatërron...

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës dhe një...

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme...

“Bonus-Malus” drejt ndryshimit, deputetët shprehin kritika për rregullat e...

“Zvërneci”, Rama për median italiane: Investimi, duke zbatuar standartet...

SPAK godet grupin e kokainës, lëshohen 10 masa arresti!...

Zjarri në fabrikën “Optimal” në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, flakët...

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës dhe një grupi kriminal shqiptar, 41 persona të arrestuar, si funksiononte skema

16 Qershor 17:04

Nga një qytet i Toskanës në Itali kalonin çdo vit deri në 100 milionë euro pa lënë pothuajse asnjë gjurmë bankare.

Sipas hetimeve të antimafias italiane, në Prato funksiononte një lloj “banke fantazmë” që garantonte pagesa të padukshme për trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe transaksionet mes kompanive tekstile kineze në Europë. Mes klientëve të saj, sipas prokurorëve, ishin organizata të njohura mafioze italiane si Sacra Corona Unita, Ndrangheta dhe Camorra, por edhe një grup kriminal shqiptar.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Antimafia e Firences dhe Policia italiane çoi në arrestimin e 41 personave, mes tyre italianë, kinezë dhe shqiptarë, ndërsa u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 60 milionë euro.

Në qendër të hetimit ndodhet një shtetas kinez 50-vjeçar, i dënuar më parë për trafik droge. Pasi përfundoi vuajtjen e dënimit në Toskanë, ai dyshohet se ngriti në Prato një strukturë financiare të paligjshme që arrinte të lëvizte nga 80 deri në 100 milionë euro në vit.

Sistemi bazohej te “haëala”, një mekanizëm i vjetër transferimi parash i njohur edhe si “paratë fluturuese”. Paratë nuk lëvizin fizikisht nga një vend në tjetrin. Një ndërmjetës merr shumën në një shtet dhe një bashkëpunëtor i tij në një shtet tjetër kryen pagesën te përfituesi, kundrejt një komisioni.

Sipas hetuesve, kjo skemë përdorej për të ricikluar fitimet nga trafiku i drogës dhe për t’i futur ato në ekonominë legale. Një rrjet korrierësh mblidhte paratë e pista dhe më pas i shpërndante te bizneset tekstile të Pratos si pagesa në të zezë për mallra të blera nga kompani kineze që operonin në Spanjë, Francë dhe Gjermani.

E njëjta skemë dyshohet se përdorej edhe për blerjen e lëndëve narkotike nga organizata kriminale shqiptare dhe grupet mafioze italiane.

Hetuesit kanë dokumentuar edhe takime për mbylljen e pazareve të drogës. Në një rast në vitin 2022, një marrëveshje u finalizua brenda një makine luksoze Rolls-Royce. Droga më pas transportohej drejt Pratos me automjete të pajisura me vende të fshehta.

Por aktiviteti i grupit nuk kufizohej vetëm te paratë dhe droga. Kreu i dyshuar i organizatës akuzohet bashkë me pesë persona të tjerë edhe për favorizim të emigracionit të paligjshëm.

Sipas prokurorisë, në vitin 2023 pesë shtetas kinezë u futën ilegalisht në Itali përmes një rruge që kalonte nga Serbia dhe Hungaria. Secili prej tyre dyshohet se pagoi 9.500 euro për udhëtimin. Pas mbërritjes në Serbi, grupi kaloi kufirin në këmbë, pa ushqim dhe ujë. Disa u plagosën nga telat me gjemba përpara se të mbërrinin në Itali.

“Hetimet tregojnë ekzistencën e një sistemi bankar paralel dhe të fshehtë që shërben jo vetëm për financimin e aktiviteteve të paligjshme, veçanërisht trafikut të drogës, dhe për riinvestimin e fitimeve të tyre, por edhe për ndërthurjen e aktiviteteve kriminale me mashtrimet fiskale”, deklaroi prokurori kombëtar antimafia Giovanni Melillo.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Grupe kriminale Itali

Nga e njëjta kategori

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve

më shumë...

Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

më shumë...

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i motorit

më shumë...

Samiti i G7 në Evian të Francës, Zelensky takohet me Trump

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

4:36

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar...

4:10

Maturantët testohen në matematikë, provimet mbyllen në...

3:58

U plagos nga i kërkuari Violand Braçellari...

3:49

“Bonus-Malus” drejt ndryshimit, deputetët shprehin kritika për...

3:33

“Zvërneci”, Rama për median italiane: Investimi, duke...

3:22

SPAK godet grupin e kokainës, lëshohen 10...

3:19

Zjarri në fabrikën “Optimal” në ish-Metalurgjikun e...

2:48

“Rama mashtron për shpenzimet”, Berisha: Përse nuk...

2:13

Irani: Marrëveshja s’ka marrë formë! Trump do...

2:01

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në...

1:39

U largua nga grupi i PS, deputetja...

1:30

Autoritetet gjermane: Hamasi kishte planifikuar një sulm...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.