Traileri i pare zyrtar i ‘Pitch Perfect 3’ ka mberritur. Bella-t po përballen me vështirësitë e jetës pas shkollës së larte. Disa mundohen të gjejnë punë ndërkohë që të tjera nuk ia dalin të mbajnë as ato që kane.

 

 

Pra çfarë bëjnë ato? Bashkohen sërisht dhe bëhen pjesë e një tjetër konkursi këndimi, sigurisht. Por këtë herë, gjërat jane edhe më të vështira duke qenë se rivalet e tyre u bien edhe instrumentave të ndryshme e duken edhe më të fortë se çdo sfidues tjetër.

 

 

Aktoret tona të preferuara si Anna Kendrick, Rebel Wilson, Brittany Snow, Anna Camp apo Hailee Steinfeld, do të rikthehen. Por Skylar Astin do të jetë një nga ato personazhe që fatkeqësisht nuk do të jenë më pjesë e serisë së 3të Pitch Perfect.

 

 

Filmi do të dalë në kinema më 22 Dhjetor 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *