Një 60-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike, teksa u fut në det për të shpëtuar vajzën dhe dy miqtë e tij, që po mbyteshin.

 

Fernando Porcu nuk doli dot i gjallë nga uji. Ngjarja ndodhi në bregdetin e Sardenjës në Itali.

 

Mediat italiane citojnë dëshmitarët, të cilët kanë treguar se 60-vjeçari nuk hezitoi të hidhej në ujë kur pa vajzën dhe miqtë që po luftonin me dallgët.

 

Aludohet që ai të ketë vdekur nga një sulm në zemër, por hetimet po vijojnë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *