Subscribe

Zero trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë gjatë vitit 2021, duke shënuar 100% ulje të trafikut të lëndëve narkotike mes dy vendeve. Në këtë përfundim arrin drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Gjatë konferencës së përbashkët me Guardia Di Finanza, ai ka deklaruar se gjatë këtij viti janë realizuar 70 monitorime ajrore, ku janë asgjësuar më shumë se 160 mijë bimë narkotike, 34 mijë më shumë se vitin e kaluar.

 

Kemi evidentuar 848 vepra penale për kultivimin e bimëve narkotike, nga të cilat 736 janë raste kultivimi dhe 112 procedime proaktive; Janë implikuar në këtë veprimtari kriminale 668 shtetas nga të cilët 400 janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë; Janë identifikuar dhe asgjësuar 164.775 bimë narkotike, nga të cilat 20.997 në kubikë. Gjatë periudhës referuese bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti.

 

Nano ka theksuar se 165 zyrtarë vendorë  janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

 

Shembull i vendosmërisë së punës sonë, për përmbushjen e detyrimeve të “Planit të Veprimit në Luftën Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike”, është procedimi penal i 165 zyrtarëve vendorë, administratorëve të njësive administrative, kryetarëve të fshatrave dhe inspektorëve të shërbimit pyjor etj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

 

Në këtë konferencë, kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore ka bëre me dije se gjatë vitit 2021 është kontrolluar 22.6% e të gjithë territorit shqiptar.

 

Duhet të arrijmë në çdo zonë dhe të identifikojmë plantacionet. Kemi programuar edhe periudhën e mbikëqyrjes nga ajri. Duhet ta shtyjmë deri në muajin tetor, pasi po përdoren edhe bimë apo fara të ndryshme që quhen të vonuara. Mund të rriten edhe gjatë muajit tetor. Në 2021 është mbikëqyrur nga ajri 22.6% e të gjithë territorit shqiptar. Në 2021 ishin 70 fluturime mbikëqyrje nga ajri dhe kemi identifikuar 1119 plantacione me kanabis plantacione.

 

I pyetur nga mediat për testin e drogës, kreu i policisë së shtetit është shprehur se efektivët e dyshuar do ti nënshtrohen disa analizave të tjera, por siguroi që do te thotë se nuk do të penalizohet askush pa u bindur plotësisht nëse është përdorues droge.

 

Sa i takon Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që pritet të zhvillohet ditën e shtunë, Nano tha se policia ka marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e procesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *