E ftuar në “Quo Vadis”, Jozefina Topalli u rikthye pas, duke theksuar se në kohën që “kalonte mes plumbave”, Lulzim Basha ishte në Holandë ose Kosovë.

 

“Kjo është periudha e opozitës së parë. Në nuk pyesnim nëse kallashin e kisha tek koka apo jo dhe e kam provuar jo vetëm një herë dhe kam qënë 32 vjece dhe fëmijët e mi mund të kishin qënë jetim sot, që në atë kohë. Nuk kemi llogarit asnje gjë, ishin kohë të vështira kur në jug nuk shkonte asnjë nga burrat ne 97-tën, dhe unë shkoja. Shkoja se duhet të ngrinim Partinë Demokratike që ishte zhdukur totalisht. Nuk ekzistonte më ndërkohë që qeveria e 97 kishte ikur jashtë Shqipërie fare dhe unë sa kisha hyrë në politikë dhe nuk është se isha ndonjë politikane që të kisha eksperiencën e duhur. Në politikë duhet të kesh edhe experiencë, dhe në atë moment kam vendosur realisht që po, unë do punoj për të ngritur forcën e qendrës së djathtë për ta rrikthyer edhe njëherë dhe në fakt e kemi rrikthyer bashkë me kolegët e tjerë sigurisht nën drejtimin e zotit Berisha.  Në atë periudhë unë nuk e di ku ishte zoti Basha. Ishte në Kosovë, ishte në Holandë apo ku ishte.”

 

Topalli vuri theksin edhe tek marrëdheniet e Bashës me Ramën.

 

“Por kemi histori edhe më të vona, ndërkohë që ne e luftonim si grup parlamentar krimin në parlament dhe merrnim dhe kërcënime, ne bënim betejat me kryeministrin Rama ndërkohë që kryetari i bashkisë së asaj kohe i jepte leje zotit Basha per të cuar katet sipër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *