Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 March 2026
Vizion fokus

Nuk ka botëror për Shqipërinë! Polonia “zgjon” kuqezinjtë nga...

Kosova në “qiellin e shtatë”, shkon në finalen e...

Krizë në Shqipëri? Gazetarja: Do hiqni drekat e fundjavës...

Shqipëria shpërdoron, Polonia shënon!

Kosova shënon dhe golin e katërt përballë Sllovakisë

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në...

Playoff/ Dalje e gabuar e Strakoshës, Polonia barazon rezultatin

Gol Kosova! Dardanët përmbysin gjithçka, kalojnë në avantazh përballë...

A të rezervojmë pushimet që sot apo të presim...

Eksperti i ekonomisë: 7 % e shpenzimeve ditore të...

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

26 Mars 20:38

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi sot në Bruksel një takim me Ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden, ku u diskutua ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, rezultatet e reformës në drejtësi dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.

Gjatë bisedës, ministri Gogu theksoi se Shqipëria pret një vlerësim të ndershëm dhe të argumentuar nga institucionet europiane, të mbështetur në fakte dhe rezultate konkrete, jo mbi interpretime politike. Ai nënvizoi se reforma në drejtësi ka prodhuar arritje dhe rezultate të prekshme, të cilat, sipas tij, nuk janë parë në asnjë vend tjetër në fazën e para-anëtarësimit.

Ministri theksoi se Shqipëria “nuk ka plan B”, por vetëm rrugën e integrimit europian, të fituar mbi meritë, përmes forcimit të shtetit të së drejtës, zbatimit të reformave dhe rezultateve të matshme.

Në takim u diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit Shqipëri–Belgjikë në luftën kundër krimit të organizuar, me fokus të veçantë te konfiskimi i aseteve të paligjshme. Palët vlerësuan rëndësinë e goditjes së fuqisë financiare të grupeve kriminale dhe nevojën për koordinim më të ngushtë institucional dhe operacional.

Ministrja belge shprehu vlerësim për arritjet e Shqipërisë dhe punën këmbëngulëse të institucioneve shqiptare në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, duke garantuar mbështetje të vazhduar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në përfundim, ministri Gogu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe theksoi se Shqipëria do të vijojë punën me seriozitet për të forcuar më tej shtetin e së drejtës dhe për të avancuar drejt Bashkimit Europian me rezultate dhe meritë.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Toni Gogu Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Bordi i shërben vetëm qeverisë”, Berisha akuzon Ramën për çmimet, e sulmon edhe për çështjen “Balluku”

më shumë...

Berisha: Parlamenti ka mbyllur dyert vetëm që shqiptarët të mos dëgjojnë për grushtin e shtetit të Ramës

më shumë...

Rama: Në Shqipëri nuk ka korrupsion dhe krim të organizuar, kush thotë të kundërtën u them shikoni punën tuaj

më shumë...

“Match Maker Albania” në Tiranë, Rama: Shqipëria po bëhet destinacion biznesi dhe investimesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Nuk ka botëror për Shqipërinë! Polonia “zgjon”...

10:41

Kosova në “qiellin e shtatë”, shkon në...

10:37

Krizë në Shqipëri? Gazetarja: Do hiqni drekat...

10:24

Shqipëria shpërdoron, Polonia shënon!

10:19

Kosova shënon dhe golin e katërt përballë...

10:16

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/...

10:14

Playoff/ Dalje e gabuar e Strakoshës, Polonia...

10:07

Gol Kosova! Dardanët përmbysin gjithçka, kalojnë në...

10:03

A të rezervojmë pushimet që sot apo...

9:40

Eksperti i ekonomisë: 7 % e shpenzimeve...

9:32

Playoff/ Gol, Shqipëria shënon përballë Polonisë, e...

9:23

Nga e premtja rikthehet Ferma VIP 3,...

9:19

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një...

8:54

Rritja e çmimeve, eksperti sugjeron paketë fiskale...

8:44

Concord Group në MATCH MAKER ALBANIA2; Marina...

8:38

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren...

8:07

Shefi i Shtabit të Izraelit paralajmëron: Ushtria...

8:05

Playoff/ Turqia fiton ndaj Rumanisë dhe kalon...

7:39

Dibër/ Turisti polak rrëzohet aksidentalisht me biçikletë,...

7:21

PLAYOFF/ Poloni-Shqipëri, dalin formacionet zyrtare! Ja si...

Më të klikuarat

  • As lot, as lule në varrim! 80-vjeçari që vrau gruan dhe vete...
  • Çfarë po fshehin yjet për ty? Meri Gjini bën parashikimin e...
  • Nesër “Ferma VIP 3”, Eduart Grishaj zbulon detaj...
  • Do t’i nënshtrohet sot eutanazisë, historia tragjike e...
  • Shefi i Shtabit të Izraelit paralajmëron: Ushtria rrezikon t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.