E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Bordi i shërben vetëm qeverisë”, Berisha akuzon Ramën për çmimet, e sulmon edhe për çështjen “Balluku”

Bordi i transparencës për çmimin e naftës, për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, nuk e lehtëson barrën ekonomike të qytetarëve.

“Shkelmim i plotë i interesit të qytetarëve. Ky bordi i transparencës vjen vetëm për interesin e qeveritarëve. Ti vendosin taksat aq sa Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi. Kjo do të ishte zgjidhje”, tha Berisha.

Kryedemokrati vijoi akuzat për çështjen Balluku, duke pretenduar se parlamenti dhe SPAK kontrollohen nga kryeministri Edi Rama.

 “Ajo çka dua të them, nuk kam patur kurrë dyshim se, SPAK është në kontroll të plotë të Edi Ramës. Këtë nuk kam dyshuar”, shtoi Berisha.

Reklamë

Më tej, Berisha u shpreh se është kërcënuar edhe prokurori i çështjes.

 “Tani, ky prokuror zbatoi ligjin, u kërcënua, ky prokuror është kërcënuar në mënyrën më të egër. Është kërcënuar nga vrasës të dërguar nga Lubi Balluku dhe Edi Rama. Është kërcënuar nga Edi Rama vetë, është kërcënuar nga të gjitha anët. Ky prokuror nuk është tërhequr, i ka qëndruar deri në fund ligjit, siç duhet ti qëndrojë”, tha Berisha.

Kreu demokrat lajmëroi mbajtjen e një tjetër proteste kombëtare, por pa treguar datën e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë