Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë,...

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra detarëve të...

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus, Merz pret...

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, dy...

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

Kishte mbetur në det për shkak të një defekti,...

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për...

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

26 Mars 21:38

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi sot në Bruksel një takim me Ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden, ku u diskutua ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, rezultatet e reformës në drejtësi dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.

Gjatë bisedës, ministri Gogu theksoi se Shqipëria pret një vlerësim të ndershëm dhe të argumentuar nga institucionet europiane, të mbështetur në fakte dhe rezultate konkrete, jo mbi interpretime politike. Ai nënvizoi se reforma në drejtësi ka prodhuar arritje dhe rezultate të prekshme, të cilat, sipas tij, nuk janë parë në asnjë vend tjetër në fazën e para-anëtarësimit.

Ministri theksoi se Shqipëria “nuk ka plan B”, por vetëm rrugën e integrimit europian, të fituar mbi meritë, përmes forcimit të shtetit të së drejtës, zbatimit të reformave dhe rezultateve të matshme.

Në takim u diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit Shqipëri–Belgjikë në luftën kundër krimit të organizuar, me fokus të veçantë te konfiskimi i aseteve të paligjshme. Palët vlerësuan rëndësinë e goditjes së fuqisë financiare të grupeve kriminale dhe nevojën për koordinim më të ngushtë institucional dhe operacional.

Ministrja belge shprehu vlerësim për arritjet e Shqipërisë dhe punën këmbëngulëse të institucioneve shqiptare në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, duke garantuar mbështetje të vazhduar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në përfundim, ministri Gogu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe theksoi se Shqipëria do të vijojë punën me seriozitet për të forcuar më tej shtetin e së drejtës dhe për të avancuar drejt Bashkimit Europian me rezultate dhe meritë.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Toni Gogu Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?

më shumë...

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish para kryeministrisë

më shumë...

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Garantojmë rezervat strategjike

më shumë...

Lamallari takim me homologun holandez, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:35

Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me...

9:23

Psikologu Zahaj tregon në QUO VADIS kur...

9:05

Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant...

8:51

Agjencia e OKB-së fillon evakuimin e mijëra...

8:42

Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën

8:25

Ukraina dhe samiti i NATO-s në fokus,...

7:25

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në...

7:02

Dita e 24-të e protestës, qytetarët sërish...

6:55

Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

6:54

Kishte mbetur në det për shkak të...

6:45

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

6:37

Aksident në Prishtinë, humb jetën një person

6:16

Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

6:02

Memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB...

5:54

Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me...

5:42

Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë...

5:08

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama:...

4:57

Lamallari takim me homologun holandez, në fokus...

4:52

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj:...

4:49

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.