Subscribe

Shtatë persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi ishin pjesë e stafit të një fondacioni për dhënie kredie fiktive me qëllim përfitimin.

 

Përfitimet nga kreditë fiktive, në total, deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro.

 

Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Kredia”, janë vënë në pranga  A. I., 48 vjeçe, me detyrë Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit, B. K., 41 vjeçe, M. D., 27 vjeçe, E. V., 38 vjeçe me detyrë Oficere kredie, M.H., 41 vjeç, e detyrën ish-Oficer kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit,  O. D., 41 vjeçe dhe A. A., 32 vjeç me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive.

 

Gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër pjesëtar i grupit, në rolin e sekserit dhe vijon puna për kapjen e tij.

 

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasja A.I., në pozicionin e drejtoreshës së njërës nga degët e filialit të fondacionit, kishte krijuar ketë skemë mashtrimi  dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të ndalur kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi.

 

Gjithahstu bëhet me dije se ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

 

Shuma e kredive që janë dhëne nga ky staf, deri tani ka shkuar në vlerën 2 000 000 euro dhe në përditësimin e saj shkon në rritje.

 

Ndërkohë nga Drejtoresha e Degës, shtetasja A. I., janë marrë shuma të mëdha valute me interes nga persona të ndryshëm për të mbuluar këtë skemë mashtrimi, të cilat kapin vlerën deri në 1.7 milion euro.

 

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementet e veprave penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe përfitimet në total deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *