Bashkia e Tiranës vlerësohet me çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore.
Çmimi është dhënë në edicionin e 7-të të çmimeve kombëtare “Angi-OSCAR”, i zhvilluar në Romë.
Kryebashkiaku e komentoi këtë vlerësim si një arritje e gjithë skuadres së bashkisë për të ofruar një qytet me standard.
“Tirana u vlerësua me çmimin e inovacionit për qeverisjen vendore. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sepse vlerësohet përpjekja e skuadrës së bashkisë sonë, por edhe e të gjithë qytetarëve të Tiranës, për të prodhuar një qytet histori suksesi, për të prodhuar një qytet solidar, që e mban ritmin e rritjes demografike, duke u siguruar për të sjellë inovacion në shërbimet për fëmijët, çerdhe, kopshte dhe shkollat e reja që kemi ndërtuar. Jam vërtet krenar për të gjitha këto arritje”, deklaroi Veliaj.
Erjon Veliaj tha se në janar 2025 Tirana nis përgatitjet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut./vizionplus.tv





