Subscribe

Nevil Dede është trajneri i ri i Tiranës.

 

Pas eliminimit nga Korabi në kupën e Shqipërisë, drejtuesit bardheblu vendosën të shkarkojnë trajnerin që i ktheu titullin pas kaq shumë kohësh Emanuel Egbo.

 

E një ditë më pas presidenti Halili ka konfirmuar uljen në stol të teknikut Dede i cili ishte në krye te  U 19 të Shqipërisë.

 

Duhet theksuar se tifozët bardheblu nuk janë kursyer me revoltat e tyre në rrjetet sociale duke e cilësuar si diçka të paramenduar shkarkimin e 47-vjeçarit Egbo.

 

Ky i fundit e mori drejtimin e skuadrës në dhjetor të sezonit 2019-2020 ku regjistroi 21 fitore në 32 ndeshje zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *