Kina ka kërcënuar se do të vërë sanksione ndaj Koresë së Veriut nëse kryen një test tjetër bërthamor, tha dje sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

 

Në një intervistë me Fox News, Tillerson tha se kinezët e kanë informuar regjimin se nëse ata do të bëjnë një test të mëtejshëm bërthamor, do të merrnin sanksione.

 

Uashingtoni tha të mërkurën se po shqyrtonte veprimesh, duke përfshirë atë ushtarak, në lidhje me programin e armëve bërthamore të Phenianit.

 

Tillerson është caktuar sot për të drejtuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku do të nxisë të gjitha vendet që të sigurohen për përmbushjen e detyrimeve të tyre mbi sanksionet.

 

Gjithashtu, gjatë takimit do të zhvillohen diskutime mbi hapat e mëtejshme që duhet të merren për të rritur presionin mbi Phenianin.

 

Një javë më parë, trupat amerikane filluan të instalonin sistemin e mbrojtjes antiraketore THAAD në Korenë e Jugut, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga ana e Kinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *