Subscribe

Autori I ngjarjes së rëndë në Krastë të Elbasanit ku u tentua të cahej një postbllok policie duke sjell si pasojë plagosjen e 5 personave nga përplasja e disa mjeteve është shtetasi Aldiron Shehu. Ai perdorte edhe identitetin tjetër Safet Shehu.

27 vjecari e ka nisur aventurën e tij dhe karshillëkun karshi forcave te rendit që në orën 09:00 në Korcë kur nuk I është përgjigjur shenjës së policisë rrugore për të ndaluar.

Të njëjtën veprim Shehu që drejtonte një makinë tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922,  e ka bërë edhe në Pogradec ku është larguar me shpejtësi.

Për këtë arsye në Librazhd ka ngritur një pikë kontrolli të përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.

Policia e Librazhdit u vu në ndjekje të mjetit duke kërkuar ndihmen edhe të policisë së Elbasanit, të cilat në hyrje të qytetit në zonën e Krastës ngritën pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën,.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera ku si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas .

Drejtuesi i mjetit shtetasi  A. Sh, 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Në vitin 2018 , ai ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonjësit  të policisë për të ndaluar.

Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa atuomjetesh.

Policia e Shtetit mohoi të ketë patur të shtëna me armë në këtë ngjarje sic edhe u raportua fillimisht nga vendngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *