Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mengjesit qytetin e Pogradecit. Mbi 100 plumba janë gjuajtur në makinat e parkuara dhe në ambjentet e Hotel Volorekës, një nga hotelet më të frenkuetuara në qytetin juglindor.

Në kulmin e sezonin turistik,  një hotel i frenkuentuar nga turistët është sulmuar rreth orës 05:00 me armë zjarri duke u kërcënuar edhe jetën pushuesve që kanë qenë rezident.

Siç duket edhe nga pamjet të siguruara nga Vizion Plus, 6 automjete lluksoze të parkuara në Hotel Voloreka janë qëlluar me breshëri plumbash, dy nga automjetet i përkasin pronarit të resortit.

Ky është atentati i dytë brenda një jave në drejtim të Muçllarit. Më 1 gusht janë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit fatmirësiht pa të lënduar edhe në këtë atentar.

Në videon e publikuar duken qartë dy persona me motor që kryejnë atentatin.

Njëri prej tyre zbret nga motori dhe qëllon në drejtim të Volorekës. Dyshohet se të njëjtët persona fshihen edhe pas atentati të sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *