Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho shprehet se shqiptarët do të humbasin rreth 30 milionë euro të tjera nga “afera me terminalin e konteinerëve në Portin e Durrësit”.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Spaho shkruan se Rama ka vendosur t’ia japë milionat e shqiptarëve klientëve të tij që do të marrin në menaxhim Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit.

Sipas tij, kontrata ëehtë plotësisht korruptive dhe se klienti i qeverisë nuk do të kryejë asnjë investim në port, por vetëm do të përfitojë nga përdorimi i pasurisë publike.

“Shqiptarët do të humbasin rreth 30 milionë euro të tjera, sepse Edi Rama ka vendosur t’ia japë ato klientëve të tij që do të marrin në menaxhim Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit. Kontrata është plotësisht korruptive. Klienti i qeverisë nuk do të kryejë asnjë investim në port, por vetëm do të përfitojë nga përdorimi i pasurisë publike. Është përfitim i paldrejtë në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. Me 30 milionë euro qeveria në largim e Edi Ramës mund të kishte paguar çekun 1 mijë euro për 30 mijë biznese, duke i mbrojtur ata nga falimentimi.  Pas 25 Prillit askush nuk do të gëzojë pasuritë e marra padrejtësisht apo, akoma më keq, duke fshehur prapa emrave të kompanive, qeveritarët e korruptuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *