Në qarkun e Durrësit, Tiranës e Lezhës ka nisur prishja e shkollave të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në total janë 59 shkolla të cilat, sipas kryeministrit Rama, do të rindërtohen sipas standardeve evropiane.

EDI RAMA

KRYEMINSITER I SHQIPERISE

rriten kapacitetet, shkon 24 nxënës për një klasë, po ashtu dhe për parashkollorin ka një ulje të nxënësve në klasë. janë me laborator të gjitha shkollat, hapësirë multifunksionale. palestër me dushe me tualete. njësitë administrative, kabinetet e mesuesve, psikologët dhe në hapsiorat e jashtme fushat sportive. kënd sportiv. oborin e siperm e kanë 1810 m2 dhe oborrin e poshtëm 6000 m2.

Në takimin informues që zhvilloi me ekipin e rindërtimit, kreu i qeverisë kërkoi gjithashtu që të merret parasysh edhe kriteri i distancimit social në klasa.

Është një situatë që nuk do të mbaroj shpejt por gjithë procesi i hapjes do të jetë një proces distancomi social dhe për këtë arsye duhet të fusim patjetër kapacitetin e elementit e distancimit social. Do kemi turne javore një pjesë vjen në kals dhe pjesa tjetër nga shtëpia. Ti pajisim shkollat edhe fëmijët. Kjo duhet mbajtur parasysh si komponent.

Ministri Ahmetaj njoftoi nga ana tjetër se punimet do të mbyllen më 1 nëntor, dhe se 22 shkolla do të ndërtohen nga Komisioni Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *