E enjte, 24 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Plagosje me thikë në Mitrovicë, autori në arrati

Një person ka përfunduar në spitalin e Mitrovisës në Kosovë, pasi është plagosur me thikë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, dhe se i plagosuri vazhdon të jetë i shtruar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa nga autori nuk ka asnjë gjurmë. Ka qenë vetë i plagosuri që denoncoi rastin, kur u paraqit me plagë në spital.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Evlia Qelebia, Mitrovicë 01.06.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar me një mjetë të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal ku edhe është duke vazhduar trajtimin. Dyshohet se motivi i rastit është një hasmëri e mëhershme. I dyshuari nuk është hasur dhe as mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra”, njofton policia./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë