E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 sekonda më parë
Showbiz

Mozzik i jep fund beqarisë? Fansat dyshojnë se është fejuar me vajzën e politikanit dhe kanë një arsye

Pushimet në Afrikë dhe fotot nga të njëjtat peisazhe bënë që fansat të bien në gjurmët e çiftit më të ri të showbizit shqiptar.

Bëhet fjalë për reperin Mozzik dhe Lotina Haziri vajza e politikanit të njohur Lutfi Haziri.

Për më tepër, Lotina festoi atje edhe 26-vjetorin, duke lënë të kuptohet se ndoshta kjo ka qenë arsyeja e udhëtimit. Por duket se vetë çifti nuk do t’i fshihet publiku. Ishte vetë Mozzik ai i cili publikoi një foto romantike me vajzën “misterioze”.

Jo vetëm kaq. Fansat aludojnë se ata mund të jenë fejuar. Shkak janë bërë unazat që të dy mbajnë në gishtat e unazave të fejesës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë