Një tërmet i ri i fuqishëm me madhësi 8.1 të shkallës Rihter goditi Ishujt Kermandek, rreth 1.000 kilometra në veri-lindje të Zelandës së Re.

 

Sipas mediave të huaja, tërmeti kishte epiqendrën në det dhe me një thellësi prej 19.4 km.

 

Autoritetet po paralajmërojnë për tsunami. Banorëve u është kërkuar të lëvizin në lartësi më të mëdha.

“Ne presim që zonat bregdetare të Zelandës së Re të përjetojnë rryma jashtëzakonisht të forta dhe rritje të paparashikueshme të nivelit të detit”, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave pas tërmetit në Ishujt Kermandek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *