Australia po përgatitet për një tsunam të fuqishëm pas tërmetit me magnitudë 7.6 që goditi Oqeanin Paqësor në bregun lindor këtë të mërkurë.

 

Qendra Paralajmëruese e Tsunamit në Paqësor tha se valët mund të godasin zona afër territorit francez të Kaledonisë së Re, rreth 1400 km larg bregut të Australisë.

 

Tërmeti nënujor u ndje këtë të mërkurën me një thellësi prej 10 km dhe 155 km në juglindje të Ishujve Besnikë jashtë bregut lindor të Kaledonisë së Re.

 

Ndërsa për Zelandën e Re nuk parashikohet një rrezik i ngjashëm sipas Mbrojtjes Civile të Zelandës së Re./Daily Mail

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *