Si rezultat i punës informative dhe ndjekjes së kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me objektiv kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri, të shtetasit M. J., në rrugën “Ramadan Citaku”, më datë 23.11.2025, u finalizua operacioni “Akuza”.
Në kuadër të operacionit, u lokalizuan dhe u ndaluan shtetasit:
-Fatmir Frroku, 36 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
-Izet Leka, 32 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Marsildo Ndoja, 30 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasiFatmir Frroku ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin Mariglen Jata, dhe pas krimit është ndihmuar nga shtetasi Izet Leka, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
36-vjeçari u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me shtetasin Marsildo Ndoja, nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza”.
Sipas burime, por edhe nga dëshmitë e marra ka rezultuar se sherri mes të plagosurit Mariglen Jata dhe të dyshuarit si autor, Fatmir Frroku ka qenë banal për shkak të sharjeve në TikTok.
Frroku e akuzonte Jatën se përse ky i fundit e përmendte dhe e shante gjatë lidhjeve live në rrjetet sociale. Të dy kanë qenë miq më herët por muajt e fundit nuk flisnin për shkak të këtyre debateve.
Mbrëmjen e 23 nëntorit, Jata u qëllua me armë zjarri pistoletë nga Frroku sapo ai hyri në rrugicën e lagjes në zonën e Institutit.
Ndërsa si përkrahës së autorit të krimit, efektivë të komisariatit nr 3 arrestuan Izet Leka dhe Marsildo Ndoja.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv





