Pamjet kaotike jashtë Aeroportit të Kabulit vijojnë të mbeten shqetësuese pasi janë krijuar turma të mëdha njerëzish që kërkojnë të dëshpëruar  të largohen nga Afganistani.

Shtatë afganë raportohet të kenë humbur jetën gjatë orëve të fundit në tentativë për t’u larguar nga regjimi i talibanëve.

Rreth 4,500 trupa amerikane dhe 900 britanikë janë duke kontrolluar përkohësisht Aeroportin Ndërkombëtar për të mundësuar evakuimin e njerëzve që ndodhen në rrezik.

Shqetësues mbetet fakti se militantët talibanë kanë krijuar pika kontrolli në afërsi të aeroportit dhe janë duke bllokuar afganët pa dokumente udhëtimi që të hyjnë në atë zonë.

Talibanët morën kontrollin e kryeqytetit më 15 gusht pas gati 20 vjetëve. Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *