Analisti Ylli Hoxha në një intervistë për Vizion Plus ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës si dhe qasjen e qeverisë së Albin Kurtit në situatën e krijuar.

 

Hoxha ka analizuar pasojat e vendimeve të qeverisë së Kosovës si dhe qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtarë krah tensioneve në rritje në komunat me shumicë serbe.

 

Cili është qëndrimi juaj për situatën e krijuar në veri të Kosovës dhe qëndrimin e qeverisë Kurti?

 

“Sot është në një situatë dukur të rëndë, qeveria e Kosovës duket se ka hetuar një stagnim të procesit negociator dhe deakomodim të forcave perëndimore me status quo-n e re post marrëveshjes së Ohrit, dallohet tanimë një krizë e shpërfaqur jo vetëm nga presidenti serb, por nga të gjitha zhvillimet, siç e dini Serbia po përgatitej të futej në një proces zgjedhor në shtator duke mohuar obligimet e saj karshi Ohrit. Konsideroj se veprimi i zotit Kurti në veri ka pasur për qëllim tundimin e bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të rifreskohen energjitë për procesin dhe të kthehet procesi në binartë. Si duket ai ka bërë hap më të guximshëm ose më larg se sa i tolerohet dhe me këtë ka provokuar një reagim të ashpër perëndimor sidomos nga SHBA, të cilit nuk jam i sigurt se do të mund ta durojë për shumë politikisht”, thekson ai.

 

Kurti po kërkon zbatimin e ligjit pas kryerjes së zgjedhjes të njohura nga faktori ndërkombëtar. Sa i përligjur është Kurti duke thënë më latë të bëjë zgjedhje , i bëra dhe po i zbatoj?

 

“Zoti Kurti ka të drejtë të plotë në aspektin formal, legal, por edhe moral do të thotë ka një të drejtë absolute dhe kjo nuk cënohen në asnjë mënyrë, për më tepër është bashkësia ndërkombëtare që kishte kërkuar shtyrjen e këtyre zgjedhjeve dhe vendosjen e datës së zgjedhjeve pas marrëveshjes së Ohrit në prill dhe për fat të keq ajo bashkësi ndërkombëtare dështoi që ta adresojë këtë problem në atë marrëveshje, duke e lënë çështjen e institucioneve në veri të hapur. Natyrisht, kur bën një marrëveshje të keqe gjasat për konflikt janë të mëdha, zoti Kurti po i interpreton thjesht si një burrë shteti normal këtë situatë, duke vendosur kryetarin në një ambient komunal, por ajo që është toleruar prej vitesh në situatë normale në veri, ku dominon Serbia, krimi i organizuar, strukturat kriminale duket se është më e fortë dhe akomodimi që ka bërë bashkësia ndërkombëtare në këtë situatë duket që ajo status quo është e aspiruar dhe në këtë moment besoj që zoti Kurti ajo që ka bërë është vetëm e ka shtruar problemin madhor që është gjendja e sigurisë në Veri, kush kontrollon atje dhe sa është sasia e kontrollit të Serbisë mbi atë territor. Para disa ditësh patëm qëndrimin e ministrit të Mbrojtjes në Serbi, i cili tha se çfardo lëvizje e autoriteteve të Kosovës në veri paraqet vijë të kuqe për Kosovën. Mendoj se ky është interpretimi prej të cilit duhet të nisemi, do të thotë Serbia e do veriun ashtu siç është, zoti Kurti nuk duron status quo dhe ky do të jetë konflikti që do ta shohim në ditët e ardhshme. Animi i bashkësisë ndërkombëtare për fat të keq është tek stabiliteti, qetësia e cila është pozicion që e kundërvë me zotin Kurti”, shton Hoxha.

 

Çfarë pasojash do të kishte krijimi i bashkësive të komunave serbe në terma konkretë?

 

“Bashkësia e komunave serbe është një term i strukturuar, term i zbutur i një autonomie territoriale për serbët dhe nëse kjo bëhet pa një shkallë të njohjes nga ana e Republikës së Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, kjo do të paraqet një vatër të re zjarri për të ardhmen”, thotë ai. “ I dyti kusht që është në tavolinë dhe nuk shpërfaqet në marrëveshjen e Ohrit, por është problem kyç është orientimi i Serbisë karshi BE, vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë”, shton ai duke theksuar se Serbia duhej të kishte sanksionuar Rusinë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *