Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka reaguar për tensionet para selisë blu, në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Në një postim në “Twitter”, diplomatja amerikane bën thirrje që të refuzohet çdo lloj dhune.

 

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës,” shkruan ambasadorja Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *