Tensionet mes deputetëve demokratë dhe policisë nuk janë mbyllur në rrugë, to kanë vijuar edhe brenda komisariatit numër 1.
Pas shoqërimit të 23 protestuesve në komisariat, deputetët e PD përfshirë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj e Tomorr Alizoti janë përplasur me policinë, pasi sipas tyre drejtues të komisariatit u kanë ndaluar të drejtën e hyrjes në institucion dhe marrjen e informacionit për protestuesit e shoqëruar.
Siç shihet edhe nga pamjet palët janë shtyrë me njëri tjetrin ku në një moment situata është agarvuar shumë.
Punonjësit e policisë kanë krijuar një kordon brenda koridorit në komisariat për të mos lejuar që deputetët të shkojnë më tej.
Ndëkrohë në komisariat ndodhen edhe familjarë të të shoqëruarve.





