E enjte, 22 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Messi nderohet në Spanjë, një tjetër moment i madh për legjendën

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori!

Legjenda argjentinase është shpallur fitues i çmimit prestigjioz “Princesha e Asturias” për Sportin 2026, një nga vlerësimet e rëndësishme ndërkombëtare që nderojnë arritjet dhe kontributin në sport.

Reklamë

Vendimi u shpall më 3 qershor nga juria e Fondacionit Princesha e Asturias, e cila vlerësoi karrierën e jashtëzakonshme të yllit argjentinas, sukseset e tij në futboll dhe angazhimin humanitar për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Nga triumfi historik me Argjentinën në Kupën e Botës 2022, te tetë Topat e Artë dhe vitet e lavdishme te Barcelona, Messi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit.

Reklamë

Por ky çmim nuk lidhet vetëm me atë që ka arritur në fushën e lojës. Juria vlerësoi edhe punën e tij përmes fondacionit personal, i cili mbështet aksesin e fëmijëve në arsim dhe kujdes shëndetësor.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 23 tetor 2026, në Oviedo të Spanjës, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë të familjes mbretërore spanjolle.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.