E shtunë, 24 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tension dhe përplasje me Policinë, mbyllet pas 3 orësh protesta e opozitës

Është mbyllur protesta e opozitës, e cila nisi për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve parlamentare.

Protesta e Partisë Demokratike zgjati 3 orë, nga ora 17:00 deri më 20:00.

Reklamë

Kaos, trafik dhe tensione mbizotëruan në mosbindje civile të opozitës, e cila bllokoi pesë kryqëzime në kryeqytet pasditen e të martës.

Protesta u mbajt tek Bashkia, rreth rrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Wilson dhe te Pallati me Shigjeta.

Reklamë

Protesta  në të gjitha pikat u shoqërua me konfrontime fizike mes policisë, protestuesve dhe deputeteve demokratë.

 Përplasja në rrugën e Elbasanit

Deputeti Flamur Noka është konfrontuar me policinë për bllokimin e qarkullimit, pasi oficerët njoftuan megafon largimin dhe mos bllokimin e rrugëve nga ana e qytetarëve. Policia njoftoi se ndalimi i qarkullimit penal është vepër penale dhe dënohet nga ligji.“Policia do zbatojë ligjin. Qytetarë, ju lutem largohu nga rruga. Po bllokoni qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve. Ndalimi dhe bllokimi i rrugëve përbën vepër penale dhe dënohet nga ligji. Policia do zbatojë ligjin”, tha policia.  Një qytetarë humbi ndjenjat dhe u transportua me urgjencë në spital.

Protesta pranë Bashkisë

Qytetarët dhe përfaqësuesit e PD-së protestuan edhe pranë Bashkisë, ku po ashtu edhe në këtë zonë pati tensione. Policia përdori autobote me ujë dhe spraj për shpërndarjen e turmës para Bashkisë.

Sheshi Wilson

Tensionet nuk munguan as tek sheshi Wilson, pasi pati përplasje edhe mes udhëheqësve të PD dhe policisë. Në rresht të parë ka qenë nënkryetari i PD Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.  Sekretari i PL-së Tedi Blushi dhe Luan Baçi hipën sipër autobotit me ujë. Ndërkohë, gjatë ndërhyrjes së autobotit të ujit, deputeti Bledion Nallbati ka tentuar të ndalë me trup mjetin. Është dashur ndërhyrja e policisë që deputeti Nallbanti dhe protestuesit të lirojnë rrugën. Në një moment Nallbati ka fyer dhe kërcënuar një punonjës policie i cili ka hedhur spraj për ta larguar nga autoboti. “Mbaje mend, do takohemi mbrapa”, i drejtohet Nallbati punonjësit të policisë ndërsa përdor edhe fjalë fyese.

Bllokimi i rrugës tek “Pallati me shigjeta”

Pika e pestë e bllokimit të rrugëve ishte pranë pallatit me Shigjeta. Edhe në këtë zonë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Rrethrrotullimi Zogu i Zi

Pikërisht në Zog të Zi, aty ku ndodhej deputeti Oerd Bylykbashi,dy protestues janë shoqëruar në Polici. Kjo solli përplasje verbale mes policinë dhe deputetit.

Ndërkohë më herët, Policia e Shtetit i ka kujtuar Partisë Demokratike se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.

Tek sheshi para bashkisë ishte Edi Paloka, kryetari i këshillit kombëtar, tek rruga e Elbasanit sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, nënkryetarët e partisë; Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj e Oerd Bylykbashi bllokuan respektivisht, Sheshin Willson, kryqëzimin tek Pallati me Shigjeta dhe zonën e Zogut të Zi.

Kujtojmë se në 29 tetor opozita organizoi një protestë të ngjashme duke bllokuar 6 akset kryesore në të gjithë Shqipërinë. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë