Nëse keni planifikuar të nisni pushimet në 15-ditëshin e dytë të muajit gusht, bëni mirë të përgatiteni edhe për temperaturat e larta që do të godasin vendin tonë në këtë periudhë. Sipas meteorologes së ‘’Meteoalb’’ Tanja Porja, vala e të nxehtit afrikan që ka prekur Europën Perëndimore e ka lënë në periferi Shqipërinë, por shumë shpejt do të vijë edhe në vendin tonë.
“Mesdita e të shtunës dhe e diela sollën një rritje me dy gradë të temperaturave maksimale.

 

Sërish kemi një rritje me dy gradë të temperaturave të mërkurën dhe të enjten ndërkohë që termometri pritet t’i kalojë të 40°Celcius. Në rrethinat e Sarandës si zona e Palasës, Gjirokastra me rajonin nga Lazarati në Derviçan, Këlcyra dhe Kuçova, më lart në Shqipërinë Qendrore, zona e Elbasanit dhe Cërrikut pritet të termometri të shënojë vlerën 40°Celcius. Vala e tretë që presim në 10-ditëshin e fundit të gushtit shqipërinë e kalon në periferi pasi vetëm në zona të veçanta mund të shënojë 41 apo të tejkalojë 41-gradëshin”, përfundon meteorologia

Nuk përjashtohen rreshjet e shiut, por këto do të jenë të izoluara në zona të larta malore. Megjitahtë në javën e fundit të muajit gusht pritet që një tjetër valë të nxehti të përfshijë Europën aq sa po shënohen temperatura të paregjistruara më parë./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *