E enjte, 15 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Televizioni i njohur kinez, reportazh mbi potencialin turistik të Shqipërisë

Televizioni i rëndësishëm kinez CGTN I ka kushtuar një reportazh Shqipërisë dhe potencialit të saj turistik.

 

Reklamë

Mes të tjerash, CGTN bën të ditur se Shqipëria po përpiqet të shfrytëzojë mundësitë e saj të mëdha në trashëgiminë kulturore dhe traditën në kuzhinë për të tërhequr gjithnjë e më shumë sa më teper turiste.

 

Reklamë

Në kronikë,tregohen pamje edhe të tuneleve në qëndër të Tiranës të cilat ishin përdorur nga udheheqësit komuniste si vendstrehime. Muzeu i komunizmit, sipas CGTN është një destinacion interesant ne Tirane sikurse edhe kulinaria tradicionale shqiptare, teksa i është referuar një prej restoranteve të njohura në Tiranë.

 

“ Ne po punojmë fort që të ofrojmë nje pakete te re me nje oferte mbi trashëgiminë kulturore por edhe sa I takon kuzhines tradicionale. Poo ashtu jemi duke promovuar mbi të gjitha sektorin e agro-turizmit,” shprehet në këtë kronike dedikuar Shqipërisë, Ministri I Turizmit Blendi Klosi.

 

Sipas televizinit të madh kinez, në kuadër të masave për rritjen e turizimit këtë vit, qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave turistët nga Kina për periudhen 1 prill deri në 31 tetor 2018. Heqja e vizave me Kinën për 8 muaj në vit nga qeveria shqiptare duket se ka dhënë rezultatet e para pasi numri i turistëve nga Kina drejt Shqipërisë është rritur ndjeshem krahasuar me një vit më parë. Falëkesaj mase te marre, Kina u rendit me shpejtësi në 5 vendet me më shumë vizitorë në Shqipëri.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë