E enjte, 15 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Dhuna dhe kaosi në Shqipëri, Gonxhja apel prindërve: Flisni me fëmijët, të protestosh nuk do të thotë të vandalizosh!

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, u është drejtuar me një mesazh prindërve pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën dhe disa qytete të vendit.

Në reagimin e tij, Gonxhja u bën thirrje prindërve që të flasin me fëmijët dhe t’u tregojnë atyre se muzetë, historia dhe kultura nuk janë pjesë e një qeverie apo partie.

Reklamë

Sipas tij, Shqipëria nuk mund të dhunohet nga duart e fëmijëve të saj.

Reagimi i Gonxhes:

Reklamë

Të dashur prindër,

Pamjet që po shohim duan reagimin tuaj!

Mes turmës, të mitur e adoleshentë po dëmtojnë pasuri publike, institucione kulturore e trashëgimi historike, muze, teatro, biblioteka, objekte kulti

Si fëmijë, përgjegjësia fillon nga familja.

Flisni me ta. Për t’u kujtuar një kufi që nuk duhet kapërcyer:

Asnjë zemërim nuk justifikon shkatërrimin e asaj që u përket të gjithëve, sot e nesër!

Në Tiranë janë dëmtuar hapësirat e jashtme të Muzeut Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”; hapësira të Teatrit të Kukullave; Muzeut Historik Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare. Është sulmuar edhe hapësira e jashtme e Xhamisë së Et’hem Beut, monument unikal kulture i kategorisë 1! Në Durrës janë shkatërruar vepra e instalacione të Bienales së Artit!

Një muze nuk është i një qeverie. 

Një teatër nuk është i një partie. 

Një monument kulture nuk është kundërshtari  a shënjestra e askujt.

Këto janë pasuri publike kombëtare. Janë tempujt e artit, kulturës dhe kujtesës sonë kolektive. Janë vende ku shkohet për të mësuar historinë e festuar krijimtarinë.

Të dashur prindër, flisni me fëmijët tuaj!

Të protestosh nuk do të thotë të vandalizosh!

Qëndrimet politike mund të na ndajnë; përgjegjësia për ta mbrojtur historinë dhe kulturën duhet të na bashkojë!

Anarkia e kaosi duhet t’i japin vendin arsyes!

Shqipëria nuk mund të bombardohet nga duart e fëmijëve të saj! Urrejtja e fabrikuar dhe pasojat e kësaj histerie lumturojnë armiqtë tanë historikë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.