Eshte identifikuar dhe proceduarpenalisht, autori i telefonatës së rreme të kryer sot tek organet e rendit, sipas të cilës, në mjetin e një gjyqtari ishte vendosur lëndë plasëse.

 

Sipas policisë autori është N.B, 34 vjeç, banues në Lapardha, Berat i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja”.

 

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, kishte telefonuar Policinë nga ambjentet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit M.K, ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *