Por ankthi për banoret e Italisë Qendrore duket se nuk ka marre fund, pasi toka vazhdon te dridhet. Gjate ditës jane ndiere te tjera lëkundje tërmeti, qe kane shkaktuar panik tek qytetaret ne rruge. Megjithatë, lëkundjet kane qene me te lehta krahasor me tërmetin shkatërrimtar dhe me magnitude 2,7 dhe 3. Lëkundja e fundit është regjistruar gjate paradites me epiqendër ne Peruxha. Sipas sizmologëve, qe prej ores 03.36 te kësaj te mërkure dhe deri tani, janë ndier thuajse 100 lëkundje. Ata parashikojnë se mund te kete edhe tërmete te tjera, ndonëse, nuk mund te dihet intensiteti i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *