Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni është përjashtuar nga seanca plenare.

 

Teksa fliste nga foltorja e Kuvendit për ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetues, Gjoni u ndërpre nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Ky i fundit i tërhoqi vëmendje që të fliste për ligjin dhe jo institucionet e drejtësisë, ndërsa e paralajmëroi se do ta përjashtonte.

 

Më pas, Gramoz Ruçi i kërkoi deputetit që të lironte foltoren, por opozitari nuk pranoi dhe kryetari i Kuvendit e përjashtoi.

 

Pas këtij vendimi, Ralf Gjoni iu drejtua Ruçit me fjalët: “Komunist, shikoni simbolin e komunizmit! Nuk ke turp”.

 

Ndërkohë, Gramoz Ruçi e paralajmëroi duke i thënë se: “Nëse nuk zbaton urdhrin do të kërkojë të përjashtohe 10 ditë. Dil nga seanca! Dil përjashta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *