Ditën e shtune parlamenti do te zgjedhe organet e reja te vetingut. Zyrtarisht është njoftuar qe parlamenti ne 17 qershor do te mblidhet dy here. Ne seancën e pare qe do te mbahet ne orën 10 do te votohet zëvendësuesi i Jorida Tabakut, e cila për arsye personale nuk ndodhet ne Tirane. Pas këtij votimi, pritet te mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, i cili do te zgjedhe anëtaret e Komisionit te Posaçëm te kualifikimit e komisioneret publike. Lista me 19 emra te cilës i bashkëngjiten edhe 9 anëtare te Kolegjit te Apelimit, do te votohet me pas ne seance ne orën 14. Votimi kërkon 84 vota dhe shënon hapin e fundit zyrtar për ngritjen e Komisionit te Votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *