Subscribe

Pavarësisht aksionit te opozites socialistet behen gati per zgjedhjet lokale.Mengjesin e te henes u mblodh kryesia dhe Grupin Parlamentar, ku ne fokus kane qene pergatitjet per Kongresin e 23 Marsit.

Te shtunen do te shpallet lista e keshilltareve bashkiake vetem per Tiranen. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i pyetur nga gazetaret u shpreh se nuk beson se opozita nuk do te marre pjese ne garen e 30 qershorit.

Gjate punimeve te kongresit eshte parashikuar qe te kete fjalime nga disa ministra dhe kryetare bashkish ndersa jane ftuar per te folur edhe te gjithe ish kryeministrat socialiste nder vite. Mes te ftuarve per tiu drejtuar kongresit eshte edhe ish-kryeministri e ish-kryetari PS-se Fatos Nano.

Mbledhja e Kryesise u pasua nga ajo e Grupit Parlamentar, i cili ngarkoi Damian Gjiknurin si sekretar për çështjet zgjedhore i cili do koordinojë punën për reformën elektorale.
Në mbledhje u vendos se pavarësisht protesteve të opozitës kuvendi do të vijojë me punimet. Nderkohe seanca e radhës është planifikuar të mbahet të enjten në oren 10 te paradites
Ne fund kryeministri Rama i ka porositur gjithashtu te gjithe deputetet qe te flasin ne seancat perlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *